“Daily Mail” i kërkon falje Melania Trumpit, për çfarë fliste artikulli i gushtit 2016

455
Gazeta britanike “Daily Mail” i ka kërkuar falje bashkëshortes se presidentit Trump, Melania Trump për artikullin e botuar në gushtin e vitit të kaluar ku hidhte dyshime të forta lidhur me punën e saj si modele.

“Daily Mail” njoftoi në numrin e sotëm se i kërkonte ndjesë Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me artikullin e botuar ku nënvizohej se “Melania Trump pasi shkoi të punonte në SHBA, kreu shërbime përtej modelingut”. Ish-modelja sllovene i hodhi poshtë akuzat e tabloidit britanik duke thënë se artikulli ishte një mashtrim dhe i pabazuar në fakte duke e hedhur menjëherë në gjyq këtë gazetë.

Tashmë “Daily Mail” ka vendosur të tërhiqet plotësisht, duke thënë se akuzat e bëra nga ata ishin të pavërteta dhe duke premtuar se do ta paguajnë një më një Zonjën e Parë amerikane.

“Kërkojmë falje për shqetësimin që i kemi shkaktuar Melania Trumpit. Për ta zgjidhur çështjen që ajo ka ngritur në gjykatë, ne kemi rënë dakord që të paguajmë të gjitha dëmet e shkaktuara”, theksohet në artikullin e sotëm të gazetës britanike.
Sigal