Daciq: Sikur ta dinim se është në pyetje Kosova, Serbia do të votonte ndryshe

439
Sigal

Pas deklaratës  së ambasadorit të Ukrainës,
Alexander Alexandrovich, se Serbia me votën kundër rezolutës së Krimesë bëri
autogol, ka reaguar menjëherë Ministri i i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Në një
prononcim për mediat, ai iu drejtua diplomatëve të huaj në Beograd se Serbisë
nuk ka nevojë që t’i jepen leksione dhe të ndërhyjnë në politikën e vendit.

Ai gjithashtu tha se nuk ishte i sigurt nëse ata që
kanë votuar për projektrezolutë për Krimenë do të votonin njëlloj nëse do bëhej
fjalë për Kosovën. Daçiç tha se “Serbia votoi kundër rezolutës së OKB­-së për
Krimenë për shkak të tekstit të ashpër më të cilin sulmohej Rusia”.

“Unë u heq kapelen të gjithë atyre që votuan kundër
Rusisë për Krimenë, po qe se shkruajnë ashtu për Kosovën kur bëhet fjalë për
integritetin territorial të Serbisë”, vijoi më tej Daçiç. Ambasadori i Ukrainës
në Serbi kritikoi votën e Serbisë kundër Rezolutës së OKB­-së për shkeljen e të
drejtave të njeriut në Krime.