Daçiç “zbutet” e lavdëron Kosovën: Popull mikpritës dhe shumë i zgjuar

526
BEOGRAD – Ivica Daçiç dhe Zorana Mihailoviq, kanë qënë përfaqësuesit e politikës Ssrbe të cilët kanë marrë pjesë në samitin e “Ballkan Western 6” që u mbajt në Kosovë. Shefi i diplomacisë serbe Iviça Daçiç i cili vinte në Kosovë për herë të parë që prej vitit 1999 ka shprehur përshtypjet e tij për qëndrimin në Prishtinë.
Ai ka thënë për gazetën e Beogradid “Blic”, se Prishtina ka ndryshuar shumë dhe është përmirësuar. Daçiç ka theksuar se kosovarët janë një popull shumë mikpritës, që kanë ditur dhe kanë ruajtur vlerat etyre, kanë respektuar çdo gjë, përfshirë edhe gjithçka ndodhi gjatë samititit të “Ballkan Western 6”.
Daçiç i ka quajtur kosovarët një popull të zgjuar dhe shumë të shkathët duke cituar në mënyrë të veçantë përshtypjet që i kishte lërë një polic, i cili i kishte thënë: “Të gjithë fajtorë janë ata nga Perëndimi që na përçanë. Ata na e kanë bërë këtë“.
Por,ndryshe nga Daçiç, Zorana Mihajloviç Ministre e Transportit në Serbi nuk ka këtë përshtypje për Kosovën, kosovarët, mikpritjen dhe gjithçka tjetër atje. Ajo ka marrë pjesë gjithashtu në samitin “Ballkan Western 6” dhe ka deklaruar që pritja ka qenë normale pa ndonjë gjë të veçantë duke mos shprehur asnjë përshtypje për edhe për Thaçin. Në pyetjen që i është bërë në lidhje me atë se si i është dukur Prishtina, ajo është shprehur se Prishtina duket e trishtë, e pazhvilluar dhe relativisht e pa pastër. 
Sigal