Daçiç: Për Kosovën ‘duhet lëshuar topi”, po bisedojmë me Vuçiç

461
Sigal

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se deri në fund të janarit apo fillim të shkurtit do të bëhet ristrukturimi i Qeverisë së Serbisë.

“Do të ketë ristrukturim sepse ashtu do kryeministri Aleksandar Vuçiç”, ka thënë Daçiç për REL.

Duke folur për mosmarrëveshjet midis presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliç, dhe ambasadorit gjerman në Beograd, Heinz Wilhelm, për atë se a është pavarësia e Kosovës kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, Daçiq ka thënë se ka ardhur koha që “të lëshohet topi”.

“Duhet relaksuar tërë këtë histori. Unë e kuptoj presidentin, por duhet lëshuar topi”, ka thënë Daçiç.