Daçiç: Kroacia në luftë tregtare ndaj Serbisë

451
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot se Kroaci po udhëheq luftë tregtare kundër Serbisë, dhe ka vlerësuar se Serbia është “sulmuar”.
“Nëse duan konflikte, nuk ka kurrfarë problemesh”, tha Daçiç për Televizionin Pink, dhe ka shtuar se Serbia i ka “të përgatitura masat” tregtare, por ato janë “shtyrë”.
Kundërmasat e Serbisë për shkak të vendimit të Kroacisë për t’i mbyllur vendkalimet kufitare për transportin e mallrave, do të hyjnë në fuqi sonte në mesnatë, nëse deri atëherë nuk arrihet marrëveshje ndërmjet dy palëve.
Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, dje tha se Serbia nuk mund të shpallë masa hakmarrëse kundër Kroacisë, pasi kjo do të thoshte “veprim kundër Bashkimit Evropian”.
“Serbia nuk mundet, edhe nëse dëshiron, të imponoj masa derisa Kroacia ka marrrëveshje me BE-në”, u tha Millanoviç gazetarëve, dhe ka shtuar se “gjithçka që Serbia të bëjë, ose mendon të bëjë, kjo do të jetë kundër BE-së dhe jam i bindur se Serbia nuk do ta bëjë këtë”.
Sigal