Daçiç krah Vuçiç për Kosovën: Duhet zgjidhje jo e përgjakshme

508
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka mbështetur thirrjen e Presidentit Alexandër Vuçiç mbi atë që kreu i shtetit e quajti një ‘dialog i brendshëm me Kosovën’, proces që sipas tyre duhet të kryet në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare.

Sikur Vuçiç, edhe shefi i diplomacisë Daçiç, përdori të përditshmen Blic për të dhënë qëndrimin e tij, ku u shpreh se është mjaft e nevojshme të krijohët një mekanizëm i qëndrueshëm për raportet e ndërsjellta. Ministri i Jashtëm e vuri theksin tek minoriteti serb në kosovë si dhe tek caktimi i një statusi special për kishat dhe komunitetet.

“Shqiptarët dhe serbët mund të arrijnë një zgjidhje ose një kompromis të përhershëm përmes caktimit të një statusi të veçantë për kishat dhe manastiret tona, por edhe më krijimin e komunave me shumicë popullsie serbe. Nëse kjo do të jetë e pamundur apo e papranueshme unë nuk do të jem i lumtur, por do të kontribuoj për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë dhe të realizueshme.”

Më tej, Daçiå shprehet se trajtimi i cështjes së Kosovës do të tregojë se sa e maturuar është qeveria e Beogradit. Ai shtoi se në procesin për gjetjen e zgjidhjes nuk duhet të ketë gjakderdhje, ndërsa e cilëson dicka të tillë si vijë të kuqe që nuk mund të kalohet.
Sigal