Daçiç beson se ka ardhur koha të hapen kapitujt e parë BE-Serbi

494
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të BE-së për të shqyrtuar objektivisht rolin dhe kreditë e Serbisë në të gjitha ngjarjet në Ballkan dhe në Evropë.
Duke iu drejtuar ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE dhe kandidatëve në Luksemburg, Daçiç shprehu besimin se ka ardhur koha për të hapur kapitujt e parë dhe ka shtuar se ai shpreson se ky vendim do të miratohet në Këshillin e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai vuri në dukje se Beogradi dhe Prishtina nënshkruan katër marrëveshje në Bruksel më 25 gusht, duke shtuar se kjo ka zgjidhur disa nga çështjet më të rëndësishme, që lidhen me jetën e përditshme të serbëve kryesisht në Kosovë dhe Metohi.
“Unë besoj se marrëveshjet janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e përgjithshëm në rajon”, tha Daçiç.
Ai rikujtoi se samiti i Ballkanit Perëndimor u finalizua me sukses, gjatë të cilit liderët nga rajoni konfirmuan angazhimin e tyre për pajtim dhe bashkëpunim, dhe se vlerat evropiane dhe realizimi i disa nga projekteve më të rëndësishme do të ishte në interesin e përbashkët.
Daçiç theksoi se Serbia ka marrë vlerësime pozitive nga BE-ja për shkak të mikpritjes së emigrantëve në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Ai vuri në dukje se mbi 120 000 emigrantë kanë kaluar kufirin shtetëror serb deri tani.
“Serbia nuk mund të mbajë barrë të tillë të rëndë vetëm”, tha Daçiç dhe u bëri thirrje të gjithëve për kërkimin e një zgjidhjeje.
Sigal