Ç’rrezikon Haradinaj? Pse avokati i tij fton qytetarët në protestë

464
Gjykata Franceze e la në liri me kusht kreun e AAK-së Ramush Haradinaj por sot avokati i tij Arianit Koci bën thirrje pë protesta, duke na bërë të mendojmë se klineti i tij rrezikon diçka.
Koci shprehet se sulmi i Serbisë ndaj Ramush Haradinajt është edhe sulm ndaj Kosovës.
Në një postim në Facebook ai thekson se dobësitë e armikut nuk duhet të konsiderohen si meritat tona, por ato mund të shfrytëzohen që të arrihet te fitorja.
“E fitorja e jonë është kohezioni i gjithë shoqërisë sonë kosovare, të rasti i Ramushit. Sulmi i Serbisë në Ramushin është sulm në Kosovën. Prandaj, nesër jemi të gjithë në protestë. Partiak dhe apartiak. Për Ramushin, për Kosovën”, ka shkruar Koci.
Sigal