Cristiano Ronaldo mund të përballet me 2 vite burg

588
Sigal

Cristiano Ronaldo do të paraqitet para një gjykate në Madrid më 14 janar për të dëgjuar vendimin kundër tij për një mashtrim tatimor prej 14.7 milion euro.

Ish ylli i Real Madrid dhe fituesi 5 herë i Topit të Artë u akuzua në vitin 2017 nga prokurorët spanjollë për evazion fiskal.

Sipas tyre një kompani në Ishujt e Virgjër Britanikë u përdor për të fshehur një pjesë të të ardhurave të Ronaldos ndërmjet viteve 2011 dhe 2014.

“I akuzuar përdori një kompani të krijuar në vitin 2010 për të fshehur nga autoritetet tatimore të ardhurat e krijuara në Spanjë përmes të drejtave të imazhit,”-u tha në një deklaratë nga prokurorët, në kohën kur dolën akuzat e para.

Dhe tani futbollisti do të paraqitet para gjykatës për të dëgjuar vendimin dhe raportohet të jetë një dënim deri në 2 vite burg.

Sipas ligjit spanjoll, dënimet me burg prej dy vjetësh apo më pak, pezullohen për shkelësit e parë, duke pritur që i akuzuari të mos kryejë ndonjë krim të mëtejshëm në Spanjë gjatë kësaj periudhe.