Ç’po ndodh në Suedi? Qeveria u shpërndan qytatarëve broshura për përgatitje në rast lufte

441
Suedia do t’u shpërndajë fletëpalosje 4.7 milion familjeve me instruksione se çfarë duhet të bëjnë në rastin e një lufte, thonë zyrtarët. Broshurat gjithashtu do të shpjegojnë se si të përgatiten në raste sulmesh terroriste e kibernetike apo edhe fatkeqësi natyrore.
Publikimi i tyre vjen nga shqetësimet rreth aktiviteteve ushtarake të Rusisë dhe rritjes së terrorizmit e lajmit të rremë.
Udhëzime të ngjashme u shpërndanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por printimi pushoi në vitet 1980, lajmërojnë mediat lokale.
“Kërcënimet kohët e fundit janë shtuar, me ndryshimet klimatike, sulmet terroriste apo manipulimet e informacionit. Njerëzit duhet të mësojnë dhe të dinë si të përballen me këto raste,” tha Christina Andersson, nga Agjencia e Kontigjenteve Civile.
Në vitet e fundit, Suedia ka rritur shpenzimet ushtarake, duke përmendur përkeqësimin e situatës së sigurisë në Europë, veçanrësisht pas rolit të Rusisë në konfliktin e Ukrainës.
Sigal