Corriere: Lombardia tregu i artë i trafikantëve të drogës Shqipëri-Itali

519
TIRANE – Rajoni i Lombardisë në Itali është tregu i artë për prodhuesit dhe trafikantët e drogës. Kjo është konfirmuar sot nga Corriere della Sera në një analizë për raportin mes Shqipërisë dhe Lombardisë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Prokuroria italiane vazhdon hetimet për lidhjet e transportit të drogës midis Italisë dhe vendit tonë, duke marrë shkas nga dy rastet e pak ditëve më parë, si dhe nga arrestimi në vitin e shkuar te pilotit Italian Giorgo Riformato, rezident në Lombardi. Si Riformato ashtu edhe i arrestuari i disa ditëve më parë Pasquale D’ambrosio janë sipërmarrës italianë që vihen në dispozicion për të kryer transport droge.
Në frontin shqiptar autoritetet po hetojnë në tre drejtime kryesore; Për të kuptuar se kush janë aktorët kryesorë të këtij trafiku nga jugu i Shqipërisë drejt Lombardisë; për të qartësuar rolin e lidhjet e ish shefit të Antidrogës së qytetit të Fierit Dritan Zagani, i fshehur prej disa ditësh e nën hetim me akuzën se ka dekonspiruar operacionet antidrogë të njerëzve të tij, si dhe për të vërtetuar besueshmërinë e akuzave të këtij të fundit në drejtim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku sipas Zaganit në këtë aktivitet janë përfshirë njerëz të afërt me ministrin.
Corriere della Sera përfundon artikullin duke thënë se nuk mund të flasim për ekzistencën e një rrjeti të mirëfilltë kriminal por për një trafik të paligjshëm që vazhdon të zgjerojë qëllimin e aktivitetit të tij.
Sigal