Ç’ndodh tani në Bundestagun gjerman, partia e Merkel humbi 5% krahasuar me 2013-n

83
Nga rezultatet e para të exit polle në Gjermani, partia e Angela Merkel ka fituar zgjedhjet por me nje rezultat te dobet, raporton “dw”. Kryeson Angela Merkel me 32.5 % të votave, ndërsa vendin e dytë e mban Martin Schulz me 20 %. Po sipas këtyre rezultateve paraprake, deri tani në parlament futen 6 parti politike.
Krahasimi
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 18:00 janë:
Rezultati i zgjedhjeve parlamentare është një konfirmim për kancelaren.
Me 33,5 përqind unioni konservator CDU humbet rreth 5 përqind krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, megjithatë në Bundestagun e ri këtej e tutje do të jenë të përfaqësuara gjashtë në vend të pesë partive si deri më sot.
Konkurrenca politike është bërë më e fortë, sepse partia Alternativa për Gjermaninë, AfD me 13% ka hyrë si forca e tretë në parlament. Socialdemokratët 21%, raporton “dw”.
Liberal Demokratët, FDP kanë marrë deri tani 10%, partia E Majta 9%, Të Gjelbërit 9% dhe të tjerat 4,5%, nuk arrijnë të përfaqësohen në parlament. Pragu i përfaqësimit parlamentar në Gjermani është 5%.