Çmimi Nobel për Letërsi i jepet austriakut Peter Handke

422
Sigal

Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2019 iu dha austriakut Peter Handke. Ndërsa për vitin 2018, ky çmim iu dha shkrimtares polake Olga Tokarczuk. Lajmi sapo u njoftua në Twitter nga “Nobel Prize”.

Shkrimtarit austriak Peter Handke, çmimi iu akordua me motivacionin “për një punë me ndikim e cila, me mjeshtëri gjuhësore, ka eksplozuar konturet dhe veçantinë e eksperiencës njerëzore.”

Shkrimtares polake Olga Tokarczuk çmimi iu akurdua me motivacionin “për një imagjinatë narrative që, me pasion enciklopedik, paraqet kapërcimin e kufijve si një formë jete”.

Këtë vit, Akademia Suedeze dha edhe Çmimin Nobel për vitin 2018, pasi vitin e kaluar dhënia e tij u pezullua pas një skandali seksual dhe konfliktit të interesit që u zbulua në radhët e anëtarëve të Akademisë.