Çmenduria e pasagjeres: Rrezikon jetën për një foto, thuajse bie nga kroçiera

461
Sigal

Një pasagjere në një kroçerë gjigante ka kryer vërtet një veprim të frikshëm pasi për të bërë një foto për rrjetet sociale, ka dalë jashtë anijes e madje e ka përfunduar duke qëndruar thuajse buzë greminës vetëm për një foto.

Gruaja ishte në bordin e anijes së lundrimit Royal Caribbean Allure of the Seas kur vuri jetën në rrezik për hir të një fotografie mbi oqean.

Gjesti ishte në kundërshtim me politikën e sjelljes së të ftuarve të Royal Caribbean e cila ndalon kategorikisht një gjest të tillë si të kësaj udhëtareje.

Fotografia tregon gruan anonime në një kostum blu, përballë oqeanit me krahët e shtrirë.

Njerëzit pasi kanë parë foton kanë komentuar në masë duke e quajtur atë një idiote.