“Çmendet” shqiptari, kërcënon me thikë të dashurin e ish- gruas dhe më pas karabinierët

435
Policia italiane vuri në pranga një 40 vjeçar shqiptar pasi akuzohet se ka kërcënuar me thikë të dashurin e ish- gruas së tij.
Ngjarja u regjistrua në zonën e Velletri në Itali, ndërsa identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur.
Mediat italiane shkruajnë se ai i ka zënë pritë partnerit të ri të ish-bashkëshortes, ndërsa e ka kërcënuar me një thikë.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi shqiptarin.
Në lidhje me ngjarjen gjykatësi italian ka vendosur deportimin e tij shqiptarit në vendin tonë pasi ai nuk ka pasur leje qëndrimi.
Sigal