‘Çmendet’ deveja në cirk, plagos 6 fëmijë

476
Sigal

Të paktën 6 fëmijë kanë mbetur të plagosur në cirk pasi një deve filloi të sulmonte spektatorët në Pittsburgh.

Dy fëmijë dhe një i rritur qëndronin sipër devesë në  Shrine Circus  në PPG Paints Arena, kur kafsha u tremb.

Video e frikshme tregon devenë e frikësuar që hedh fëmijët poshtë nga shpina e saj.

Njërit prej fëmijëve iu thye krahu.

Ai u dërgua në spital së bashku me pesë fëmijë të tjerë dhe një person të rritur.