Çlirimi i Mosulit mund të provokojë sulme terroriste në Evropë

412
Sigal

Zbulimi i brendshëm
gjerman, Shërbimi federal për mbrojtje të Kushtetutës, supozon se çlirimi i
qytetit irakian Mosul nga grupacioni Shteti Islamik, si dhe humbja e
islamistëve në Irak dhe në Siri, mund të çojë drejt sulmeve terroriste në
Evropë, deklaroi drejtori i shërbimit, Hans Georg Masen.

“Shkatërrimi i
terroristëve është cak i komunitetit ndërkombëtar. megjithatë kjo mund të jetë
shkak për një zhvillim të tillë të ngjarjeve, që do të çojë drejt aktivizimit
të mbështetësve të SHI-së në Evropë, që, ndërkaq do të shkaktojë sulme
terroriste apo lloje të tjera të dhunës të kryera me mbështetje të
terroristëve. Dëshirojmë t’i parandalojmë në atë dhe të ndërmarrim veprime
adekuate”, tha Masen.

Sipas të dhënave më të
reja të Shërbimit Federal të Krimit (BKA), këtë vit në qendër të vëmendjes së
shërbimeve speciale gjermane janë rreth 450 islamistë, të cilët mund të jenë
burim potencial i kërcënimeve terroriste.

“Organet për
mbrojtje të sigurisë arritën që gjatë 15 viteve të shkuara të parandalojnë 11
sulme terroriste, të përgatitura në territorin e vendit”, deklaroi
drejtori i BKA-së, Holger Munh