Cipras paraqet sot në orën 13:00 propozimet në samitin e Brukselit

449
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras pritet të prezantojë propozimet e reja në samitin emergjent të eurozonës në lidhje me krizën në rritje të borxhit të vendit të tij. Thuhet se plani do të përfshijë një kërkesë për shkuritmin e borxhit të Greqisë me 30%, pasi votuesit refezuan kushtet e ndihmës nëdërkombëtare në referendumin e së dielës. 
Athinës i është kërkuar të bëjë propozime serioze ndëkohë që Greqia rrezikon famlimentimin nga borxhi 323 miliard eurosh.
Bankat në Greqi do të qëndrojnë të mbyllura edhe ditën e martë e të mërkurë. Banka Qëndrore Europiane po mban presionin e saj mbi bankat greke, duke refuzuar rritjen e kreditimit emergjent duke i urdhëruar ata të ofrojnë më shumë siguri për kreditë ekzistuese emergjente.
Nervozë dhe të shqetësuar
Ministrat e Financave të Eurozonës do të takohen sot në Bruksel në samitin e liderëve të Eurozonës. Tsipras duhet të përgatitet të pranojë shumë nga kërkesat e bëra nga kreditorët e Greqisë. Por, falë fitores në referendum, edhe Tsipras do të kërkojë ndryshime dhe lehtësime të konsiderueshme të borxhit. 
Në qendër të negociatave do të jetë Ministri i ri grek i Financave, Euklid Tsakalotos, që zëvendësoi Janis Varufakis. Tsakalotos e ka pranuar se ndjehet i shqetësuar për krizën, por tha se kriza meriton një zgjidhje më të mirë. Megjithatë, më herët Gjermania paralajmëroi se ishte kundër çdo shlyerje të pakushtëzuar të borxhit të Greqisë, duke thënë se kjo mund të sillte shkatërrimin e monedhës së vetme.
Sigal