Cipras: Grekët do të zgjedhin ”një qeveri luftarake” duke e rizgjedhur

436
Kryeministri grek në ikje, Aleksis Cipras theksoi sot se grekët do të zgjedhin një qeveri luftarake duke e rizgjedhur. Lideri i SYRIZA-s, partia e parë e majtë radikale e ardhur në pushtet në Evropë, në muajin janar, i cili dha dorëheqjen në muajin gusht pasi humbi maxhorancën parlamentare, deklaroi sot ”se grekët (…) do të marrin të ardhmen e tyre në dorë (…) dhe do të vendosin tranzicionin drejt në epoke të re”. SYRIZA është shumë ngushtë në sondazhe me partinë e djathtë Demokracia e Re të Vangelis Meimarakis, me një avantazh të lehtë.
Cipras votoi në qendrën e tij të votimi në lagjen Kipseli, në Athinë, i veshur me këmishën tradicionale të bardhë. Sipas tij, grekët do t’i japin një mandat të fortë për stabilitetin në qeverinë solide dhe që do të zgjasë katër vjet, për të cilën vendi ka nevojë. Ai theksoi se shpresonte të ishte në qeverinë e ardhshme si një kryeministër luftarak që do të vazhdonte me të njëjtën vendosmëri, me të njëjtat sakrifica, për të ndërmarrë beteja për të mbrojtur të drejtat e popullit tonë, për përballjet e mëdha të nevojshme për të avancuar me reformat për të cilat vendi ka nevojë të marrë frymë. “Ne do të shpëtojmë nga regjimet e kaluara dhe do ta bëjmë vendin tonë të barabartë në Evropë”, nënvizoi Cipras.
Sigal