Cipras flet pas takimit me Zaev: Atmosfera në drekë, pothuajse si në dasmë!

521
Sigal

Klima ishte shumë e mirë në drekën me Zaevin, pothuaj si në dasmë, ishte komenti i Aleksis Ciprasit, sipas medias greke, lidhur me drekën e dy kryeministrave që u organizua dje në Oteshevë, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e kësaj të fundit.

Media greke flet edhe për menunë në drekën mes delegacioneve nga Maqedonia, Greqia dhe përfaqësuesit europianë, ku binte në sy prania e shefes së diplomacisë së BE, Federica Mogherini.