CIA: Nuk ka fakte se avioni rus u sulmua nga terroristët

465
Operacionet hetimore për identifikimin e shkaqeve mbi rrëzimin e avionit rus me 217 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit në bord në gadishullin egjiptian Isinai janë në proces, përderisa Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka dalë me përfundime se nuk ka ende evidenca të qarta se avioni “A321” te ketë qenë cak i terroristëve.
“Nuk ka evidenca direkte ende se A321 të ketë qenë cak i një sulmi terrorist”, ka thënë drejtori i CIA-s James Clapper në një konferencë për media në Uashington, transmeton KP.
Më herët, Shteti Islamik nëpërmjet rrjetit social “Twitter” e kishte marrë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit, derisa autoritetet e aviacionit në Rusi pretendojnë se incidenti është shkaktuar si pasojë e problemeve teknike.
Clapper ka shtuar se nuk mund ta përjashtojë terrorizmin në lidhje me tragjedinë e fundit, megjithatë, sipas tij, nuk është e pamundur që terroristët të kenë potencial që të kryejnë sulme ndaj avionëve për bartjen e pasagjerëve.
Sigal