Charlotte Elisabeth Diana, emri i princeshës më të re të Britanisë

462
Charlotte Elizabeth Diana është emri i princeshës së Britanisë, vajzës së princit William dhe Kate Middleton. Emri i u bë publike nga Pallati Kensington dy ditë pas lindjes së saj.
Duka dhe Dukesha e Kembrixh vendosën për emrin e vajzës së tyre shumë pak pas lindjes, por kishin preferuar të informonin Mbretëreshën personalisht, para se ajo të bëhej publike.
Charlotte Elizabeth Diana do të jetë zyrtarisht Princesha e Kembrixhit, pasi Mbretëresha Elizabeta II, ndryshoi ligjet e titujve mbretërore pas lindjes së vëllait të saj të madh, Princit Xhorxh.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, ardhja në jetë e një pjesëtari të ri të familjes mbretërore, pritet të rrisë deri me 250 milionë sterlina ekonominë britanike, pasi njerëzit e lumtur do të jenë më të prirur për të shpenzuar.
Sigal