Çfarë po ndodh? Rusia vendos sistem raketor në mes të dëborës

52

 

Rusia ka vendosur sot
në funksion sistemin raketor “S-400”. Ministria ruse ka njoftuar se për të
forcuar dhe mbrojtur hapësirën ajrore ruse ka vendosur në funksion këtë sistem
raketor në qytetin Podolsk, në afërsi të kryeqytetit, Moskë.

Në një deklaratë të
publikuar nga ministria ruse, thuhet se me qëllim forcimin e sigurisë ajrore të
Moskës dhe zonës qendrore industriale në qytetin Podolsk, në afërsi të
kryeqytetit, është vendosur sistemi raketor i mbrojtjes ajrore, njofton media
vendase.

Sistemi ‘S-400 Triumf’
ka një rreze prej 400 kilometrash dhe është i aftë të shkatërrojë të gjitha
objektet ajrore duke përfshirë edhe raketat balistike.

Kohët e fundit ka pasur
një acarim marrëdhëniesh mes Rusisë dhe aleancës së NATO-s. Kjo e fundit në
mënyrë të vazhdueshme ka shtuar praninë ushtarake në Poloni, në shtetet baltike
dhe në lokacione tjera rreth kufijve rusë që nga viti 2014 me arsyetimin për të
rritur sigurinë në Evropën Jugore për shkak të “agresionit rus”.