Çfarë po ndodh? Rrethohet Kim Jong-un, por nuk e bën SHBA

416
Flota kineze ka filluar stërvitjet katërditore në brigjet e Koresë së Veriut, pak pasi Peniani paralajmëroi se veprimet e Uashingtonit po e shtyjnë rajonin drejt luftës bërthamore.
Trajnimet filluan të enjten në verilindje të Kinës, rreth 276 kilometra katrorë larg ujërave korenoveriore.
Shkalla e stërvitjeve si dhe numri i saktë i anijeve pjesëmarrëse raportohet të jenë të larta.
Manovra detare 4 ditore filloi mes një “stuhie” aktivitetesh ushtarake në rajon.
Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia mbajtën ushtrime të përbashkëta ushtarake këtë javë, për t’i bërë presion Koresë së Veriut të ndalonte testimin e raketave.
Ndërkohë, javën e kaluar, më shumë se 40 anije luftarake nga marina kineze morën pjesë në një stërvitje të madhe në Detin e Kinës Lindore.
Sigal