Çfarë po ndodh në aeroportin e Londrës? Zjarr e tym, njerëzit në panik

447
Shërbimet zjarrfikëse janë alarmuar menjëherë pas përfshirjen nga flakët të një prej godinave në aeroportin Southend.
Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan zjarrin në ndërtesë, megjithatë zëdhënësi i forcave të shpëtimit tha: “Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje pas thirrjes për një incident në një prej hangarëve të avionëve”.
Forcat e zjarrfikëses kanë arritur të neutralizojnë flakët e mëdha dhe tani në Londër duket vetëm një shtëllungë e madhe tymi.
Në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk kishte avionë në hangar.
Sigal