Çfarë ndodh nëse SHBA sulmon Korenë e Veriut, zbulohet plani i diktatorit Kim Jong-Un

483
Një ditë pas Koreja e Veriut paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës mos ndërmarrin veprime provokative në rajon, është zbuluar edhe plani si do veprojë vendi komunist në rast sulmi.

Mësohet se Koreja e Veriut ka trajnuar në fshehtësi forcat elite speciale për të rrëmbyer perëndimorët nga Koreja e Jugut dhe për t’i mbajtur ata peng në rast të ndonjë konflikti.

Nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë të ashtuquajturën Mbretëri Hermit, skuadrat e armatosura speciale janë gati të kalojnë në Korenë e Jugut për të rrëmbyer diplomatët, turistët dhe biznesmenët e huaj, shkruan Daily Mail.

Lajmin e ka konfirmuar në një intervistë ekskluzive për Mail Online, Ung-gil Lee, i cili dezertoi në Korenë e Jugut pasi shërbeu për 6 vjet në një prej këtyre njësive klandestine.

“Ata do t’i vrasin të gjithë, të ndodhë ç’të ndodhë”- tha Ung-gil Lee.

Koreja e Veriut ka një histori të rrëmbimit të shtetasve të huaj. Në vitin 1970, ylli i filmit i Koresë së Jugut Choi Eun-hee dhe drejtorja Shin Sang-ok u mbajtën si të burgosur edhe pse kanë bërë filma për regjimin brutal totalitar deri sa u arratisën 7 vite më vonë. Daily Mail shkruan se tensionet po rriten mbi forcën bërthamore në rritje të Koresë së Veriut.

“Jemi përgatitur t’i përgjigjemi luftës me luftë. Jemi gati të kundërpërgjigjemi me sulme bërthamore sipas stilit tonë kundër çdo sulmi bërthamor”- është shprehur Rong He, zyrtari i dytë më i fuqishëm në Korenë e Veriut, një ditë më parë, gjatë paradës për 105 vjetorin e lindjes së presidentit, Kim II sung.

Ndërkohë presidenti Donald Trumo ka thënë se “Koreja e Veriut përbën një problem dhe ne do të merremi me këtë problem”.
Sigal