Çfarë mbeti nga tërmeti vdekjeprurës në Irak e Iran?

78
Vazhdon të rritet bilanci i të vdekurve pas tërmetit të rënë në kufirin mes Irakut dhe Iranit. Deri më tani numërohen 407 të vdekur, ndërkohë që 2500 të tjerë janë të plagosur pas tërmetit të fuqishëm 7.3 ballë. BBC ka publikuar disa foto nga ajo çfarë ka mbetur pas tronditjeve.
Tërmeti goditi rreth orës 9.20 të mbrëmjes së djeshme në jug-perëndim të Halabja në Irak, kur shumica e njerëzve ndodheshin në shtëpi.
Kanali i lajmeve IRIN në Iran tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti, nga ku raportohet për dëme në të paktën 8 fshatra.
Tërmeti gjithashtu ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike për shumë zona, ndërsa autoritetet po nxitojnë që të zbulojnë shkallën e vërtetë të dëmeve. Tërmeti i fuqishëm është ndierë në disa vende, si Pakistani, Libani, Kuvaiti dhe Turqia.

_98732964_mediaitem98732963_98733144_mediaitem98733143_98724818_042972540_98728093_mediaitem98728092_98724613_reuters_98733142_mediaitem98733141_98724621_residentshuddle