Çfarë ka zbuluar NASA?

470
Aludimet vazhdojnë, e po ashtu edhe kërkimet, por deri tani nuk ka dalë askush të jap një përgjigje përfundimtare, nëse jemi të vetëm në këtë univers apo jo?
Studimet e fundit kanë treguar se një anormali astronomike të bën të mendosh se ekziston mundësia e një jete jashtëtokësore të avancuar. 
Nga vëzhgimi i teleskopit Kepple ai kapi sinjalin e një ylli rreth 1480 vite dritë larg. 
Ylli ka vetëm një numër dhe shfaqet me një dritë më të zbehtë e cila sa vjen e bëhet edhe më e dobët në një moment të dytë. Sipas shkencëtarëve të NASA-s herën e parë ky yll u shfaq me një dritë të dobësuar rreth 15 për qind, ndërsa 2 vjet më vonë u vërejt një dobësim rreth 22 përnqind.
Shkencëtarët besojnë se bëhet fjalë për një konsumim energjie që i shkaktohet këtij ylli nga një qytetërim jashtëtokësor vërtet i avancuar. 
Kjo bazohet dhe në përfundimet e Nikolai Kardashev një astrofizikan rus, i cili në 1964 foli për teorinë e nivelit të qytetërimeve, ku shpjegohet se si konsumohet energjia e planetëve dhe galaksive.
Gjithsesi në asnjë nga dokumentet shkencore që lidhen me këtë planet nuk flitet për praninë e alienëve, por mes shkencëtarëve ka zëra për zbulimin e diçkaje vërtet të çuditshme.
Sigal