Sigal

Gjatë konferencës për shtyp në Gjermani mes presidentit turk Erdogan dhe kncelares Merkel një burrë u ngrit në këmbë dhe bëri thirrJe për lirinë e shtypit duke kërkuar lirimin e gazetarve që mbahen në burg në Turqi.

Më vonë, ai u identifikua si gazetar turk dhe sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së gazetarëve turk Adil Yigit, i cili jeton në Gjermani dhe është një kritik i vendosur i Erdoganit.

Konferenca e lajmeve, e mbajtur në ditën e dytë të një vizite të diskutueshme shtetërore nga udhëheqësi turk, ishte në rrugë të mbarë kur Yigit, i ulur në një nga rreshtat e para me një aparat fotografik, u nxor nga dhoma nga dy burra, pasi zbuloi bluzë ku lexohej “lirinë për gazetarët” dhe “lirinë e shtypit për gazetarët në Turqi”.

Dhjetëra gazetarë, përfshirë gazetarët e huaj, janë burgosur pa gjyq në Turqi për akuzat e terrorit që nga përpjekja e dështuar e grushtit të shtetit në 2016, sipas raporteve. Turqia renditet e 157-ta nga 180 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2018.

Në pamjet e incidentit të së premtes të postuar nga Juergen Kloeckner, korrespondent i parlamentit për Huffington Post në Gjermani, Yigit mund të dëgjohet duke thënë në gjermanisht: “Unë nuk kam bërë asgjë, çfarë është e gabuar?”

Pak kohë më pas, zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert mbrojti vendimin për largimin e Yigit.