Ceylanpinar, gjenden të vdekur 2 policë nga shkëmbimi i zjarrit

495
Dy policë turq janë gjetur të vdekur në një qytet pranë kufirit Sirian.
Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit, i cili sqaroi se oficerët e policisë kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë në qytetin e Ceylanpinar, duke e quajtur ngjarjen sulm të ashpër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në të njëtën krahinë ku ndodhet qyteti Suruc, në të cilin 32 aktivistë pro-kurdë u vranë si pasojë e një shpërthimi kamikaz.
Mediat turke ndërkohë thonë se viktimat u gjetën brenda të njëjtës ndërtesë, teksa njëri nga oficerët ka punuar për task forcen e anti-terrorizmit.
Guvernatori zonës, z. Kucuk tha se nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist, kurse CNN Turk tha se policia po heton nëse vdekjet janë vrasje apo vetvrasje.
Ndërkaq kryeministri i Turqisë deklaroi se autoritetet kanë identifikuar sulmuesin e së hënës, i cili mendohet të ketë pasur lidhje me militantë të Shtetit Islamik.
Sigal