Çertifikohen 150 udhërrëfyes turistik

549
Për herë të parë në Shqipëri çertifikohen udhërrëfyesit turistik. Çertifikim do të thotë licensimi dhe ushtrimin e këtij aktiviteti në mënyrë të ligjshme. Vetë udhërrëfyesit thonë se për vendin kjo është një nevojë për të luftuar konkurrencën e pandershme dhe si një kërkesë e turistët e huaj. Ndërsa Ministja Ekonomi bëri thirrje që operatorët të bëjmë më shumë përpjekje për të njohur Shqipërinë.

Për herë të parë në Shqipëri, çertifikohen udhërrfyesit turistik.

150 prej tyre kanë marrë kartën e çerifikimit për të ushtuar këtë aktivitete në mënyrë të ligjshme.

Një prej udhërrfyeseve është Erald Bejko.

Erald Bejko: Është turizmi aktiv që është i ndërthurur me ecjen malore. Kam vite që punoj, por tani po licencohemi dhe besoj që do jemi më seriozë karshi firmave të huaja që preferojnë Shqipërinë.

Për ministren e Ekonomisë, kjo është një përpjekje për të vendosur standarde si në vendet më të zhvilluara. Ministria përcolli mesazhin për ta prezantuar tek të huajt sa me denjësisht Shqipërinë.

Ekonomi: Përeveçse bëni punën e përditshme të ndihmoni që të grumbullohen të gjitha historitë për destinacionet turistike në mënyrë që Shqipëria të njihet më mirë. Kjo është një thirrje për punën që do bëhet nga ky cast.

Referuar të dhënave të ministrisë së ekonomisë, turizimi në vitin 2016 është rritur me 15% krahasuar me vitin 2015.
Sigal