CEO i gjigandit “Google” i përgjigjet 7-vjeçares

514
Një vajzë 7¬-vjeçare vendosi të shkruante një letër për “Google”, ku shprehte dëshirën që kur ajo të rritej ta punësonin aty. Chloe Bridgewater nga Hereford, Britani e Madhe, ka një dëshirë krejt ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj, vogëlushja i ka idetë e qarta se çfarë synon të bëjë në të ardhmen. Në letrën e saj, Chloe thekson se është e apasionuar pas kompjuterëve dhe se do të dëshironte shumë që kur të rritej, të punonte për kompaninë gjigande.

Mesa duket, kjo letër ka marrë vlerësimin maksimal, pasi ka qenë vetë CEO i “Google”, Sundar Pichai, i cili nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje vogëlushes.
“Faleminderit shumë për letrën. Më vjen mirë që të pëlqejnë kompjuterët dhe robotët dhe uroj të vazhdosh të studiosh mbi teknologjinë. Nëse ti punon fort dhe ndjek ëndërrat e tua, mund të bësh gjithçka. Kështu që unë mbetem në pritje të aplikimit tënd për punë, pasi të kesh mbaruar studimet”- ishte teksti që CEO i “Google” i shkroi vajzës.
Sigal