CDU e Merkelit fiton zgjedhjet në Saarland, Gjermani

514
Konservatorët e kancelares Angela Merkel kanë forcuar pozicionin e tyre si partia më e madhe në shtetin perëndimor të Saarland në një votim rajonal të dielën, duke forcuar kështu edhe perspektivën e tyre për të fituar një mandat të katërt në zgjedhjet kombëtare të shtatorit.
Këto zgjedhje ishin të parat nga tre gjithsej që do të mbahen deri tek ato të përgjithshmet e 24 shtatorit dhe si të tilla kanë ofruar një mundësi për të gjitha palët për të punuar në kuadër të triumfit edhe në nivel kombëtar. 

Christian Demokratët e Merkelit ose CDU fituan 41 për qind të votave, nga 35.2 për qind që fituan në zgjedhjet e fundit në Saarland në vitin 2012, kurse Social Demokratët ose SPD morën 29.5 për qind të votave nga 30.6 për qind që morën para katër vitesh.

Rënia drastike e mbështetjes së socialdemokratëve u shndërrua në pengesë në testin e parë elektoral zgjedhor nën drejtimin e Martin Shulz. Ai ka rifreskuar Partinë e Qendrës së Majtë me premtimin për të trajtuar pabarazinë dhe rënien me shumë votues në shkallë kombëtare.

Ashtu si Gjermania Federale, Saarland është qeverisur nga një koalicion i madh i përbërë nga konservatorët e Merkel dhe nga socialdemokratët dhe kjo situatë duket se do të vazhdojë pasi me shumë gjasë CDU nuk mund të qeverisë e vetme si pasojë e rënies së mëbshtetjes dhe popullaritetit të vetë partisë dhe kancelares Merkel.

Kriza e emigrantëve sipas analistëve ka dobësuar pozitat e Merkel dhe me shumë gjasë ajo do të ndëshkohet me votë në zgjedhjet e ardhsme për politikën e saj të famshme të dyerve të hapura.
Sigal