Cavusoglu, i bën thirrje Rusisë që të mos nxisë një konflikt të mëtejshëm

41
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i ka bërë thirrje Rusisë që të mos nxisë një konflikt të mëtejshëm, pasi sikurse u shpreh ai, toleranca e ka një limit.
Deklarata e tij erdhi gjatë një emisioni televiziv, ku përfaqësuesi i Ankarasë diskutoi edhe për rrëzimin e avionit rus Su-24 nga forcat ajrore vendase.
“Rusia po përdor çdo rast për të na kritikuar mbi rrëzimin e avionit të tyre. Ky është një problem që nuk duhet të trajtohet në çdo vend. Ne bëjmë thirrje për ulje të tensioneve pasi me Moskën kemi interesa të ngushta politike dhe ekonomike, por kjo nuk do të thotë se ne ndihemi në faj, apo kemi frikë prej tyre. Kremlini duhet ta kuptojë se edhe toleranca ka limitet e saj.”
Pas rrëzimit të avionit rus në kufirin midis Sirisë dhe Turqisë, zyrtarët e Kremlinit kanë mbajtur një qëndrim mjaft agresiv në arenën ndërkombëtare. Ata kanë vendosur sanksione ekonomike si dhe kanë pezulluar shumë projekte bilaterale që lidheshin me Turqinë.