Carter: Synohet përshpejtim i fushatës kundër ISIS-it

475
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, e ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Bagdad, për takim me zyrtarët irakianë dhe komandantët ushtarakë amerikanë, për t’i gjetur mënyrat për intensifikimin e luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS). Carter tha sot se në fillim të udhëtimit të tij ai do të njihet për “situatën në fushëbetejë” dhe mënyrat për “përshpejtimin e fushatës” për t’i shkaktuar disfatë grupit ekstremist, Shteti Islamik. Këtë muaj, Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur planet për vendosjen e ekipeve elite të ushtrisë në Irak për të ndërmarrë sulme kundër militantëve të Shtetit Islamik atje dhe në Sirinë fqinje.

Zyrtarët amerikanë, po ashtu, kanë ofruar dërgimin e më tepër këshilltarëve dhe helikopterëve ofensivë të tipit Apache në Irak, për të ndihmuar në rimarrjen e kontrollit në qytetet Ramadi dhe Falluxha, që janë në afërsi, në perëndim të kryeqytetit Bagdad. Janë shtuar frustrimet për shkak të dështimit që të rimerret Ramadi, përkundër punës disa mujore nga irakianët dhe këshilltarët amerikanë për rrethimin e qytetit, i cili ka rënë nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamiik para shtatë muajve. Sekretari Carter tha se gjatë udhëtimit të tij, po ashtu, do të kërkoj kontribut më të madh nga aleatët e Shteteve të Bashkuara në luftimin kundër forcave të miliantëve të Shtetit Islamik.
Sigal