Carter i siguron aleatët për marrëveshjen atomike me Iranin

534
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, sot ka synuar t’i siguroj përsëri aleatët në Lindjen e Mesme, për marrëveshjen atomike me Iranin, gjatë turneut rajonal në Izrael, Jordani dhe Arabinë Saudite. Zoti Carter është takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili është kritik i ashpër i marrëveshjes bërthamore me Iranin. Përkundër mospajtimeve, zyrtari i lartë amerikan, Ashton Carter, ka ofruar siguri se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në ballafaqim me ndikimin iranian në shtetet që e rrethojnë Izraelin. Ai sot ka udhëtuar për në Jordani. Duke folur në një bazë ajrore jordaneze para trupave nga gjashtë shtete, që e formojnë aleancën kundër militantëve të Shtetit Islamik, zoti Carter tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë “përkushtim të përbashkët për ta kundërshtuar ndikimin djallëzor iranian në rajon”. Nesër Ashton Carter qëndron në Arabinë Saudite, ku pritet që të dominojnë shqetësimet e këtij vendi lidhur me marrëveshjen atomike me Iranin dhe mbështetjen e Iranit për militantët shiitë në rajon. Vendet e Gjirit, që udhëhiqen nga sunitët, kanë shqetësime për bisedimet e Shteteve të Bashkuara me udhëheqjen shiite të Iranit.
Sigal