Cameron pret Tusk, diskutohet e ardhmja e Britanisë në BE

437
Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka pritur në Londër Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, për të biseduar në lidhje me vazhdimësinë e vendit të tij brenda bllokut me 28 antarë.
Dy liderët nuk kanë arritur një marrëveshje, ndaj bisedimet janë shtyrë edhe për 24 orë të tjera. Lajmi është komunikuar fillimisht nga Tusk, i cili shkroi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter se bisedimet do të vijojnë në mënyrë intensive. Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Kryeministri David Cameron, i cili e cilësoi takimin si pozitiv, për nënvizoi se duhen edhe 24 orë për të publikuar një draft sa i përket negociatave për qëndrimin e Britanisë së Madhe brenda Bashkimit Europian.
Prej kohësh palët nuk kanë rënë dakord për një sërë politikash, ku problem kryesor mbetet kriza e emigrantëve. Në këtë pikë, Britania e Madhe nuk ka ndërmend të lëshojë pe, duke refuzuar strehimin e azil-kërkuesve. Një çështje tjetër tepër e nxehtë është edhe ulja e ndikimit të BE-së në vendim-marrjen e shteteve anëtare të unionit, ku Cameron ka kërkuar më shumë pavarësi.
Burime jo-zyrtare komunikuan se liderët nuk rënë dakord për vetëm një prej katër pikave të propozuara. Vazhdimësia e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian do të varet nga samiti i liderve që pritet të mbahet në datat 18 dhe 19 shkurt.
Në rast se as aty nuk do të gjehet një gjuhë e përbashkët, atëherë vendi do t’i nënshtrohet referendumit për të përcaktuar të ardhmen e tij.
Sigal