Cameron: Po pranojmë dhe do vazhdojmë të presim mijëra sirianë

46
Kryeministri David Cameron ka deklaruar sot se Britania e Madhe po pranon dhe do vazhdojë të presë mijëra siriane. Ky ndryshim i qëndrimit të Britanisë së Madhe vjen pas krizës së refugjatëve që ka përfshirë Europën dhe thirrjeve të vazhdueshme për të bashkëpunuar për ti dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.
“Po pranojmë dhe do vazhdojmë të presim mijëra sirianë. Presim refugjatë, por nuk është zgjidhje që të hapim kufijtë. Shifrat e pranimit të refugjatëve po i rishikojmë”, ka thënë Cameron.
Megjithatë, kryeministri anglez tha se duhet gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse. “Duhet të zgjidhet çdo pjesë e këtij problemi. Britania iu ka dhënë azil deri tani rreth 5 mijë sirianëve”, tha Cameron, i cili më herët deklaroi se nuk do pranojë më emigrantë.