Cameron: Marrëveshja me BE-në i jep status të veçantë Mbretërisë së Bashkuar

501
Londra ka arritur një marrëveshje me BE për statusin e vençantë të Britanisë brenda Bashkimit Europian. Marrëveshja e Britanisë me BE ka të bëjë me rregullat financiare dhe sovranitetin e Britanisë.
Në përfundim të Samiti, kryeministri i Britanisë tha se një marrëveshje e arritur me liderët e Be do t’i japë Mbretërisë së Bashkiar një “status të vecantë”, dhe se ai do të bëjë fushatë me mish e me shpirt për të qëndruar në BE.
“Unë besoj se Britania është më e fortë, më e sigurtë dhe më mirë brenda një Bashkimi Europian të reformuar”, ka thene Cameron.
David Cameron shtoi se marrëveshja përfshinte ndryshime në traktatet e BE-së dhe do të paraqitet në kabinetin e tij, sot.
Marrëveshja unanime arritur në samitin e BE-së u njoftua për herë të parë nga presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk.
Sigal