Cameron-Hollande: Të bashkuar do të luftojmë ISIS, këtë djall të keq

433
“Të bashkuar do të luftojmë Shtetin Islamik, këtë djall të keq“. Kështu ka deklaruar kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Francës Francois Hollande. Cameron dhe Hollande thanë se do të intesifikohen kontrollet për të gjithë personat që hyjnë dhe dalin në Francë dhe Angli.
Cameron: Miliona njerëz u bashkuan jo vetëm në Francë, por edhe në BE pas sulmeve të Be. Ne kemi folur për të gjitha aksionet që do të ndërmarrim pas sulmeve të Parisit. Franca dhe Britani janë bashkë për të luftuar Shtetin Islamik. Do ta mposhtim ISIS duke bashkëpunuar, ne duhet të mbrojmë veten nga këto sulem makabre. Sot vendosëm të ecim më shpejt përpara. Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë BE. Do të kemi masa më të ashpra sigurie në të gjitha vende anëtare. Duhet të veprojmë përara se të jetë shumë vonë. Do të ketë kontrolle me të rrepta të personave që hyjnë dhe dalin nga vendet tona. Këto masa i kem patur edhe më herët, por tashmë fjalët do ti kthejmë në vepra. Britania e Madhe aktualisht ka nisur fushatën për nevojën e sulemeve ajrore si një domodsoshmëri për të luftuar Shtetin Islamik. Jam i bindur se sikurse Franca ka ndërmarrë sulmet ajrore në Siri edhe Britania duhet të bëjë të njëjtën gje. Kemi biseduar edhe me Obamën dhe Putin, është e domosdoshmë për të luftuar këtë djall të keq. Bota ishte e bashkuar në Nju Jork, bota u bashkua edhe me Parisin. Ne treguam solidaritetin tonë.
Ndërsa Presidenti i Francës, Hollande tha se gjatë takimit me Cameron biseduan për mënyrën se si do të veprohet në Siri pas sulmeve në Paris. Ai tha se Assad nuk mund të jetë më pjesë e të ardhmes së Sirisë.
Hollande: Assad nuk mund të jetë pjesë e të ardhme të Sirisë, ky është një nga vendimet që ne morëm. Kemi vendosur edhe për mënyrën si do veprojmë në Siri. Kemi qenë objektiv për zgjidhjen e krizës në Siri. Në nivel europian ne kemi marrë një vendime dhe për njohjen e pasaportave. Do të ketë kontroll specifike për njerëzit që hyjnë dhe dalin në Francë, por edhe në Angli.
Sigal