Cameron: Britania e Madhe do “të ndryshojë rrënjësisht” marrëdhëniet me BE në 2016

450
Sigal

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se Britania e Madhe do “të ndryshojë rrënjësisht” marrëdhëniet me Bashkimin Evropian në vitin 2016.
Udhëheqësi britanik ka bërë të ditur se është një hap më afër arritjes së reformave që i dëshiron, të cilat ai do t’i nxjerrë para popullit britanik me anë të një referendumi.
Ai ka shtuar se do të jetë shumë e vështirë që kjo të arrihet deri në shkurt, siç kishte shpresuar, por gjithsesi do të ndodhë në vitin e ardhshëm. Euro-skeptikët thonë se kërkesat e kryeministrit britanik për reforma, janë të parëndësishme.
Britania po kërkon ndryshime në katër çështje, përfshirë ndalimin për një afat prej katër vjetësh të përfitimeve për të gjithë shtetasit e vendeve të tjera të BE-së që punojnë në Britaninë e Madhe.