PARADISE, CA - NOVEMBER 14: Rescue workers search for human remains at a mobile home park that was destroyed by the Camp Fire on November 14, 2018 in Paradise, California. Fueled by high winds and low humidity the Camp Fire ripped through the town of Paradise charring over 135,000 acres, killed at least 48 people and has destroyed over 8,000 homes and businesses. The fire is currently at 35 percent containment. (Photo by Justin Sullivan/Getty Images)
Sigal

Shkon në 58 bilanci i viktimave nga zjarret shkatërruese në Californi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më shumë se 300 të zhdukur.

Një burim i katërt zjarri po avancon tani në jug, duke ju bashkuar tre zjarreve që kanë shkatërruar plotësisht zonën në veri të kryeqytetit Sacramento dhe në atë të Los Angeles dhe Malibu.

Deri tani janë regjistruar 7600 shtëpi dhe struktura të shkatërruara.

Në Kaliforninë e jugut një vatër zjarri vazhdon të digjet pranë Los Anxhelosit. Zjarrfikësit kanë numëruar këtu mbi 435 struktura të shkatërruara, ndër to edhe shumë shtëpi të shtrenjta në qytezën Malibu.

“Do të duhen edhe disa ditë për të bërë një përllogaritje të plotë dhe të saktë të strukturave të shkatërruara. Por sipas përllogaritjeve të mia, shifra do të jetë shumë më e lartë,” tha shefi i zjarrfikësve të Los Anxhelosit.

Më shumë se 8 mijë zjarrfikës janë mobilizuar në të gjithë shtetin për të luftuar zjarret. Erërat e forta, të quajtura Santa Anas, një fenomen i rregullt natyror në Kaliforninë e jugut, i kanë vështirësuar operacionet.