Bushati më 23 Janar në Romë nis dialogu Serbi-Shqipëri-Itali

454
Sigal

Më 23 Janar të këtij viti Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati do të jetë në Romë për të marrë pjesë në takimin tre palësh Itali-Shqipëri-Serbi të ministrave të Jashtëm. Ish-ministrja e Jashtme e Italisë Federica Mogherini paralajmëroi gjatë turit në Ballkan ku vizitoi edhe vendin tonë, nisjen e dialogut tre palësh mes Romës-Tiranës dhe Beogradit, në funksion të stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Pas bisedimeve në kryeqytetin shqiptar me homologun Bushati, Mogherini theksoi “rëndësinë e rolit të Tiranës zyrtare në rajon si një faktor i stabilitetit dhe i sigurisë”.
 
Ajo foli për nisjen e dialogut tripalësh mes ministrave të Jashtëm të Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë, gjatë periudhës 6 mujore të kryesimit të Presidencës së BE-së nga Italia, për të rritur edhe më shumë rolin stabilizuar që mund të ketë Shqipëria në Rajon.

Ky projekt u mbështet më tej nga ministri aktual i Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimit Ndërkombëtar, Paul Gentiloni, i cili ftoi në Romë ministrin shqiptar Ditmir Bushati dhe homologun serb Ivica Daçiç në takimin që do të mbahet të premten e 23 Janarit në Romë.