Bush: SHBA duhet të luftojë IS-in

439
Kandidati për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Jeb Bush ka folur se kush është përgjegjës për jostabilitetin në Irak. Dymbëdhjetë vjet pasi presidenti George W.Bush udhëhoqi SHBA-të në luftën në Irak, vëllai i tij, tash kandidat i republikanëve për president, ka akuzuar demokratët se janë larguar nga Iraku përpara se të kryhej puna. Jeb Bush ka akuzuar rivalen e tij demokrate, ish-Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton, për lejimin e shfaqjes së grupit militant Shteti Islamik, për shkak të tërheqjes së trupave ushtarake nga Iraku më shpejt se sa është dashur.
“Ishte një vendim i nxituar për tu larguar nga lufta”, tha Bush në Kalifornia. “Nxitimi për të ikur nga rreziku mund të jetë po aq i pamatur sa shkuarja drejt rrezikut”, tha tutje ai. Ai tha se Clonton e ka vizituar vetën një herë Irakun gjatë mandatit të saj 4 vjeçar. Në vitin 2002, Hillary Clinton kishte votuar pro invadimit të Irakut, gjë për të cilën më vonë tha se kishte bërë gabim. Në fjalimin e tij Bush tha se tash Shtetet e Bashkuara duhet të luftojnë kundër Shtetit Islamik. “Në vend të reagimeve vetëm kur terroristët bëjnë ndonjë hap të ri, ne do të përdorim të gjitha përparsitë tona për të bërë ofenziva”, tha ai.
Sigal