Bursa/ Vazhdon rënia e aksioneve aziatike dhe rritja e aksioneve europiane

503
KINË – Vazhdon fundosja e bursave aziatike për të dytën ditë radhazi, ndërsa aksionet evropiane shënuan rritje sot në mëngjes, pavarësisht rënies së thellë të bursës kineze.
Kjo e fundit u mbyll natën e mbrëmshme me -7,62% nën kufirin e sigurisë prej 3 mijë pikësh, që konsiderohet nga ekspertët si niveli kyç poshtë të cilit mund të ndodhë ai që njihet si fenomeni “shitje në panik”.
Banka qendrore e Kinës injektoi fonde të reja prej 22,43 miliardë dollar në tentativën për të frenuar shitjet por duket se kjo nuk ka prodhuar asnjë rezultat. Por, megjithatë rënia drastike e bursave aziatike nuk ka prekur ato evropiane që sot janë hapur të gjitha në rritje. Gjithsesi tregjet globale janë përfshirë nga frika se ngadalësimi ekonomik i Kinës do të thotë më pak biznes për të gjithë.
Bumi i saj ekonomik i 30 viteve të fundit ka rezultuar me furnizime të materialeve të dorës së parë dhe produkte luksi nga vende të tjera të botës. Por, shifrat e dobëta të ditëve të fundit shkaktuan një rënie masive të aksioneve aziatike, të premten, që u pasua nga rënia më drastike në 8 vitet e fundit, një ditë më parë që shkaktoi një shitje masive të aksioneve në mbarë globin.
Sipas analistëve tregjet janë në panik sepse të gjithë druhen faktit që kriza financiare aziatike e fundvitit 1990 mund të përsëritet.
Sigal