Bursa greke hapet pas nisjes së negociatave

474
Bursa greke do të vazhdojë të qendrojë e mbyllur, ndërsa bankat në vend do të kenë sërish shërbime të kufizuara, deri në përfundimin e konsultimeve paraprake mes ekspertëve teknikë të trojkës dhe qeverisë helene, që pritet të nisëin të martën.
Lajmi u konfirmua edhe nga presidentja e Shoqatave të Bankave Helene, Luka Kaceli, sipas të cilës vetëm përfundimi me sukses i negociatave për programin e ri të shpëtimit, me vlerë 86 miliardë euro, do të rikthente besimin në sistemin bankar dhe do të ndihmonte në heqjen e kontrollit të kapitaleve. Megjithatë, ajo kritikoi masat shtrënguese që i janë vendosur Greqisë, duke thënë se vendi është orientuar në këtë mënyrë drejt një reçesioni të gjatë të dhimbshëm ekonomik.
Ndërkohë, një prej pjestarëve të bordit ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane, Benua Kure, tha se shtetet e eurozonës nuk po shqyrtojnë më mundësinë e ristrukturimit të borxhit grek, por janë angazhuar të përcaktojnë mënyrën se si do të bëhet ku ristrukturim. Kure tha për “Le Monde” se të gjithë vendet donin që Greqia të qendronte brenda unionit për sa kohë përmbushte reformat.
Por, e përditëshmja Kathimerini citon një zyrtar të qeverisë helene të thotë se bisedimet mund të mos përfundojnë shpejt dhe vendit do t’i nevojitet një tjetër hua afatshkurtër si ajo prej 7 miliardë eurosh e miratuar pak ditë më parë nga Komisioni Europian.
Sigal