Burri i ve, në Shën Valentin, çon për drekë në restorant hirin e gruas së tij

599
Fotoja është marrë në një restorant në Teksas dhe ndarë në rrjetet sociale nga 500 mijë njerëz në pak orë. Gruaja që e bëri foton shton: «Jemi të gjithë fajtorë, duke menduar se do kemi pranë gjithmonë njerëzit që duam»
Një burrë, i vetëm, i ulur në një tryezë restoranti. Në lot. Përballë tij një shishe, një kartolinë për Shën Valentin dhe dy gota verë. Një foto që tregon dhimbjen e dikujt që ka humbur personin që dashuron. Dhe kjo është bërë virale në rrjet.
Imazhi i marrë në Corpus Christi, Teksas. Në facebook e ka postuar Chasidy Gwaltney. Është një burrë, i ulur vetëm. Po qan. Para tij ka një pjatë dhe një gotë verë. Në anën tjetër të tavolinës, një tjetër gotë dhe një pjatë e zbrazët. Dhe hiri. Atë të gruas së tij. Një kartolinë lexon “Ti dhe unë”. Një kartolinë për festën e të dashuruarve. «Jemi të gjithë fajtorë, duke menduar se do kemi pranë gjithmonë njerëzit që duam – shkruan gruaja që ka bërë foton – harrojmë ta përshëndesim me një puthje, t’i themi të dua. Ose jemi thjesht shumë të zënë me punët tona, sa nuk vëmë re gjërat e vogla, por që thonë kaq shumë për njerëzit që duam “.
«Kjo foto flet me zë të lartë dhe të prek zemrën. Ky njeri duket se e ka kaluar vetëm ditën e Shën Valentinit, në të vërtetë në atë shishe para tij, është ajo që ka mbetur nga gruaja e tij. Duket sikur ka sjellë hirin e gruas me vete në restorant, madje I ka marrë edhe një gotë verë “. “Ju lutem – përfundon Chasidy – dashuroni gjysmën tuaj të ëmbël deri sa të keni mundësi. Ju nuk e dini se çfarë do të rezervojë ose do të na marrë tutje e nesërmja “. Fotoja, në pak orë, është ndarë në rrjet nga pothuajse 500 mijë njerëz.



Sigal