Burkini, një gjykatë në Francë pezullon ndalimin

412
Në Francë, një gjykata ka dalë kundër masave anti-burkini të Villeneuve-Loubet, një nga 30 komunat që kishin ndaluar veshjen në plazhe të kostumit integral islamik. Ndalimi ishte vendosur më herët nga një gjykatë administrative e shkallës së parë si një masë “e nevojshme, proporcionale dhe e përshtatshme” për të parandaluar problemet publike pas sulmeve xhihadiste.
“Një vendim kontrovers”, që ndalon veshjen e burkinit “ka përfaqësuar një dhunim të rëndë dhe të paligjshëm nga liritë themelore, që janë liria e lëvizjes, e ndërgjegjes dhe ajo personale”, lexohet në dokumentin e publikuar nga autoriteti gjyqësor administrativ.
Vendimi i Këshillit të Shtetit, do të lejonte një precedent ligjor për qytetet e tjera që kërkojnë të ndjekin shembullin e Nisës. Megjithatë, sondazhet tregojnë që një shumicë prej 64 përqind e francezëve mbështesin ndalimin e burkinit në plazhe dhe Kryebashkiakët që kanë vënë në fuqi këtë ndalim, thonë se po mbrojnë rregullin publik dhe laicitetin e shtetit, ndërsa myslimanët ankohen se po shënjestrohen me pa të drejtë. Në komunat e tjera që kanë adoptuar të njëjtin vendim, rreth 30 të tilla, ndalimi i burkinit mbetet në fuqi deri sa nuk do të kundërshtohet para drejtësisë.
Sigal