Bundestagu gjerman miraton paketën e 3-të të ndihmave për Greqinë

469
Gjermania voton me shumicë votash duke i dhënë “OK” përfundimtar ndihmës financiare për Greqinë, në shumën e 86 miliardë eurove.
Dhoma e ulët e Parlamentit gjerman, Bundestag, ka votuar me 454 vota pro, 113 kundër dhe 18 abstenim, në favor të dorëzanisë së tretë për Greqinë, në një seancë aspak të lehtë për kancelaren gjermane Angela Merkel e cila u përball me një rebelim brenda partisë së saj.
Në fjalën e tij para deputetëve, ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble, se do të ishte e papërgjegjshme të kundërshtonin paketën e ndihmës ndaj Greqisë.
Blloku i konservatorëve të qendrës së djathtë, partisë së kacelares e vendosën zonjën e hekurt, në një pozicion të vështirë, duke e kundërshtuar këtë paketë të tretë ndihmë, por për Merkel ky kundërshtim nuk ishte aspak një paralajmërim për përcarje.
Më herët, pothuaj 60 deputetë të partisë së saj kishin lajmëruar votë kundër por në total, 46 deputetë nuk morrën pjesë fare në votim. Ndërsa mori votat e mjaftueshme, për ti hapur rrugë dorëzaninë së tretë për Athinën zyrtare, kancelarja merkel tha se kjo paketë, do ta ndihmojë Greqinë për një fillim të ri.
Dy zyrtarët më të lartë në Berlin, Merkel dhe Schaeuble, ndan të njëjtin qëndrim teksa shprehën bindjen se edhe FMN, pavarësisht qëndrimit të ashpër, do të bëhen pjesë e ndihmës financiare.
Për ratifikimin e marrëveshjes, një ditë më parë votuan pro edhe parlamentet në Spanjë, estoni dhe Austri. Sonte në mbrëmje pritet që ministrat e financave të Eurozonës, ta funalizojnë përfundimisht paketën 86 miliardë euro.
Sigal