Sigal

Autoritetet bullgare sekuestruan një shtypshkronjë të hënën për shkak se aty printoheshin kartëmonedha euro dhe dollarë false. Autoritetet thanë se gjetën të paktën 14.3 milion dollarë false në këtë shtypshkronjë.

Shtypshkronja ishte vendosur në një resort në Detin e Zi dhe prerjet e kartëmonedhave ishin 100 dhe 500 euro si dhe 50 dollarëshe. Në disa vende të fshehta u gjetën 11 milionë euro të falsifikuara.

Kjo është më e madhja e gjetur në 11 vitet e fundit ndërsa hetimet zgjatën prej 10 muajsh. Aty prodhoheshin kartëmonedha të një cilësie maksimale me një teknologji të avancuar. 4 persona u vunë në pranga.